Fjalë Kyçe

Këshilltari i Kurtit thotë se Qeveria Hoti nuk është legjitime

Këshilltari i Kurtit thotë se Qeveria Hoti nuk është legjitime

Një ditë para seancës ku pritet të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin, kanë reaguar nga kabineti i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Erzen Vraniqi ka deklaruar se qeveria pa fituesin e zgjedhjeve është jolegjitime.

“Çfarëdo qeverie pa fituesin e zgjedhjeve, që i mbivendoset vullnetit të popullit është jolegjitime”, ka shkruar ai.

Ky reagim i këshilltarit të Kurtit, vjen një ditë para seancës ku pritet të votohet qeveria e re në krye me Avdullah Hotin.

Tashmë nga LDK’ja kanë bërë të ditur se i kanë votat që i duhen, derisa, sot gjatë ditës të njejtët pritet që të publikojnë emrat e ministrave.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2668898230103215&id=100009491927869