Xhevdet Pozhari, këshilltar i ministrit Arben Vita, ka reaguar ndaj kritikave të zyrtarit të PDK-së Uran Ismajli në drejtim të PDK-së. Madje ai e ka cilësuar Ismajlin si dyfytyrësh.
Postimi i plotë i Pozharit:
Çfarë mund të presësh nga një njeri që një ditë më parë e thërret Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia në telefon dhe ia ofron krejt përkrahjen dhe solidaritetin, si dhe e përgëzon për punën e bërë, ndërsa të nesërmen e sulmon krejt punën e bërë deri më tani nëpër konferenca shtypi të infektuara me gjuhë të ultë të propagandës. I tillë është Uran Ismaili.
Por, kjo gjuhë nuk mund t’i mjegullojë faktet se MSh ka qenë pa rezerva. As keqpërdorimet që janë bërë në këtë institucion… Gjithçka në kohën e duhur! Por, tani me rëndësi dhe mbi të gjitha është shëndeti i popullatës.
Është fat në fatkeqësi që lloji i yt sot nuk është ministër. Gjysma e të keqes!