Ditë më parë në Londër është mbajtur Forumin Botëror i Arsimit, ku ishin të pranishëm 150 ministra të shteteve të ndryshme.
Kosova në këtë Forum është përfaqësuar nga dy këshilltarët e Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi. Këshilltari i lartë politik Fehmi Hysenaj dhe këshilltarja Arlinda Beka.
Në disa foto të postuara në rrjetin social Facebook të Hysenajt shihet se përveç pjesëmarrjes në forum ai gjeti kohë edhe ta takon dajën e tij dhe të shërbehen me nga një birrë. /Gazeta Alo/