Fjalë Kyçe

Këshilltari i Osmanit i reagon Abelard Tahirit dhe Selim Selimit pas kritikave për vetingun

Këshilltari i Osmanit i reagon Abelard Tahirit dhe Selim Selimit pas kritikave për vetingun

Zëvendës shefi i kabinetit të Presidentes, Artan Murati, i ka reaguar Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, dhe ish-ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi pasi që komentuan Raportin e Komisionit Europian për Kosovën lidhur me vettingun.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Murati ka shkruar se frikë nga vetingu kanë ata që i frikësohen prokurorëve dhe gjykatësve që veprojnë me duart e lira dhe pa instruksione nga grupet joformale politike e ekonomike.

“Presidentja Osmani është e vendosur në çlirimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve nga këto kufizime që janë bërë barrë e padurueshme e padrejtësisë në Kosovë. Nga raportet e Komisionit Evropian të cilat ndër vite e patën “kapjen e shtetit” si kryefjalë e deri tek raportet ku si shqetësim evidentohet nevoja për veting ose jo, ka progres e sukses të madh”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Frikë nga vetingu kanë ata që i frikësohen prokurorëve dhe gjykatësve që veprojnë me duart e lira dhe pa instruksione nga grupet joformale politike e ekonomike. Presidentja Osmani është e vendosur në çlirimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve nga këto kufizime që janë bërë barrë e padurueshme e padrejtësisë në Kosovë.

Nga raportet e Komisionit Evropian të cilat ndër vite e patën “kapjen e shtetit” si kryefjalë e deri tek raportet ku si shqetësim evidentohet nevoja për veting ose jo, ka progres e sukses të madh.

Po që se shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, në kohën kur ishte ministër i Drejtësisë apo edhe kolegu i tij nga AAK-ja, po ashtu ish-ministër i Drejtësisë, do të ishin angazhuar për shfrytëzim të vërtetë të mekanizmave eksiztues për luftimin e krimit e korrupsionit, kjo dilemë do ishte shuar me kohë.

Për mungesë të veprimeve të tyre, e për më tepër, duke lejuar dobësimin e këtyre institucioneve përmes korrupsionit dhe intervenimeve politike, vetingu pastaj bëhet i domosdoshem.

Shefi i Grupit Parlamentar dhe ish-ministri i Drejtësisë, veprimin e tyre opozitarë po e ndërtojnë mbi të pavërteta. Siç e dëshmojnë të gjeturat e Raportit për Kosovën këtë vit se sistemi i drejtësisë përballet me mungesë integriteti dhe efikasiteti. Për rrjedhojë, kemi mungesë të rezultateve të duhura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sidomos për rastet që janë pre e ndikimeve politike.

Kjo situatë është e papranueshme dhe për këtë qytetarët i kanë dhënë mandat të qartë Presidentes Osmani dhe institucioneve të reja të Kosovës që t’i nderrmarrin hapat e duhur në promovimin e integritetit, profesionalizmit dhe ligjshmërisë.

Brenga e Komisionit Evropian është adresuar në Koncept Dokumentin për realizmin e vetingut, i cili do të jetë përpjekje konstante dhe jo veprim i njëhershëm.

Për më tepër, çdo hap në realizimin e vetingut po realizohet me përfshirjen e partnerëve ndërkombëtar dhe ekspertëve vendor. Rezultati që synohet me vetingun është krijimi i mekanizmave që sigurojnë se sistemi i drejsisë ofron drejtësi për qytetarët dhe jo të jetë mburojë për mbrojtjen e interesave të grupeve qoftë joformale politike apo ekonomike. Andaj, ata që tentojnë ta ndalojnë vetingun sot dhe nuk ofrojnë propozime për realizimin e tij, janë në shërbim të këtyre grupeve dhe interesave të tyre.

Për më tepër, z.Tahiri nuk di ta bëjë dallimin ndërmjet Raportit të Progresit dhe Raportit për Kosovën, si dhe Raportit për Kosovën dhe deklaratës preliminare të ekipit teknik të monitoruesve të zgjedhjeve.

Në asnjë pjesë të Raportit për Kosovën të KE-së nuk ka evidentim të shkeljeve nga ana e Presidentes sepse nuk ka pasur të tilla. Çka nuk do të gjej shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së në raportin për Kosovën është “state capture” (kapja e shtetit), diçka qe e gjenim në raportin për vitet paraprake kur subjekti i tij ishte në qeverisje. Për më tepër, shefi i tanishëm i Grupit Parlamentar, në role të ndryshme, ka qenë pjesë e sistemit të tille të qeverisjes. Andaj, kredibiliteti i kritikave të tyre të pabazuara është joekzistent.

Vetingu është mënyra e vetme për të garantuar që kemi sistem gjyqësor me integritet dhe profesional që funksionon në mënyrë të drejtë, efikase dhe larg ndikimeve politike apo ekonomike. Institucionet e Kosovës mbeten të palëkundura në qëndrimin dhe përkushtimin e tyre drejt zbatimit të këtij procesi jetik për sundimin e ligjit në vend