Shefi i Kabinetit të ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, Argjend Zejnaj ka filluar lidhje të re dashurie më asistenten e ministrit, Tringa Shkodra, shkruan ORAinfo.
Zejna i cili është njeriu më i besueshëm i Lekajt kishte qenë i martuar për afër 5 vite me , Albulenë Bekteshi.
Çifti kishin lidhur kurorë më 18 shtator 2013, për një martesë e cila nuk zgjati më shume se 5 vite.
Divorcin nga kjo martesë e kishte konfirmuar vetë Zejna kur ishte akuzuar për punësimin tashmë të ish gruas së tij në Telekomin e Kosovës.
Ai për mediat e vendit kishte thënë se Albulena nuk është më familjare e tij, pasi tashmë i kanë ndarë rrugët e jetës.
E, pa kaluar shumë kohë Zejna ka publikuar lidhjen me asistentën e ministrit Lekaj, Tringa Shkodrën.
Zejna ka publikuar sot disa foto me të dashurën e tij të re.
“After Birthday night ëith LOVE of my LIFE”, ka qenë mbishkrimi i fotove të postuar nga vetë Zejna që në gjuhën shqipe do të thotë “Pas ditëlindjes me dashurinë e jetës sime”.