Adil Behramaj, këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Avdullah Hoti për bisedimet për dialogun Kosovë-Serbi.
Behramaj ka thënë se Hoti i ka thurur “lavde” qasjes së tij në dialog me Serbinë, duke thënë se është në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës.
“Shumë mirë. Edhe ne të njëjtën gjë duam. Por, pak burrëri dhe mençuri duhet të kesh. Të ulesh me nxitim dhe kokë në vete përballë Vuçiqit dhe Lajçakut në tavolinën e dialogut, në momentin që presidenti i shtetit që ti e përfaqëson merret në pyetje atje nga Gjykata Speciale, nuk është as etike dhe as e mençur”.
“Edhe në versionin e dukshëm kjo qasje është në interesin më të keq të Republikës së Kosovës. Mirë mund t’u duket vetëm burokratëve të BE-së, që janë të zënë duke e lexuar atë librin me “Kosovo and Metohija”. Aq i plogësht sa u shfaqe në Bruksel, herën tjetër nuk është çudi nëse ta lexojnë edhe ty, meqë “razumesh” mirë!”, ka shkruar Behramaj në rrjetin social Facebook.