Fjalë Kyçe

Këshilluesi i sportit zbulon pagën mesatare të futbollistëve në Kosovë

Këshilluesi i sportit zbulon pagën mesatare të futbollistëve në Kosovë

Këshilluesi i sportit, Armend Kelmendi ka zbuluar një detaj interesant në lidhje me pagat mesatare të futbollistëve në Kosovë.

Kelmendi, i shkolluar në Cyrih të Zvicrës për çështje sportive, punon edhe si menaxher i futbollistëve, kryesisht nga Kosova dhe Shqipëria.

Ndërkaq, në mes të tjerash, Kelmendi ka folur në lidhje me pagat mesatare të futbolistëve në futbollin e Kosovës.

“Nëse flasim për punën time si këshillues i drejtës sportive, është paksa e vështirë të punohet për shkak se ende klientela e mundshme nuk është në nivelin e duhur të shkollimit”, tha fillimisht Kelmendi në “Dueli Sportiv”.

“Përtej asaj ndoshta është edhe luks i madh për futbollistët që të marrin shërbime të tilla pasi ata janë klientela kryesore”, vazhdoi Kelmendi.

“Sa i përket të ardhurave mesatare të futbollistëve, nga futbollistët na u tha se ka një mesatare prej 350-450, por nuk e di se sa qëndron kjo pasi ka futbollistë që paguhen edhe mbi një mijë euro”, vlerësoi Kelmendi.