Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e Ditës së Mësuesit, ka vizituar shtëpinë e mësues së parë të tij, Nafije Dobruna Deva me rastin e Ditës së Mësuesit – 7 Marsi.
Kurti është pritur nga familjarët teksa vajzës së mësueses ia dhuroi një buqetë me lule dhe një fotografi nga viti 1982.
Fotografi ishte nga klasa e parë dhe Kurti në këtë foto gjendet në rendi e parë siç shihet në foto.
“Përveçse një buqetë me lule, Afërditës ia dhurova fotografinë e klasës I/4 me mësuesen Nafije, nga qershori i vitit 1982. Mandej nga klasa e dytë fotografitë zënë e bëhen me ngjyra”, ka thënë ndër të tjera Kurti.