Tashmë kanë përfunduar të gjitha duelet e xhiros 18 të Ligës së Parë.
Me fitoren ndaj Kikës, Vushtrria ka përforcuar pozitën e parë në renditje dhe tani ka 44 pikë e ndjekur nga Besa që kalon në pozitën e dytë me 38 sosh.
Dukagjini bie një pozitë më poshtë pas barazimit me Onixin, teksa Vitia mbetet e katërta. Vëllaznimi nuk e ka shfrytëzuar këtë xhiro, pasi ka barazuar me Drenasin dhe mbetet në vendin e pestë.
Bashkimi i Koretinit dhe Vllaznia e Pozheranit vazhdojnë të mbesin në dy pozitat e fundit pas barazimit 1:1.