Derisa po zhvillohet finalja e Euro 2020 në mes të Anglisë dhe Italisë, shumë tifozë të këtyre dy Kombëtarëve janë mbledhur në Sheshin Nëna Terezë
Prishtina Football Fest sjell tek ju finalen e madhe të Euro 2020. 3 luanët dhe azzurët, ndeshen për trofeun e lavdisë në historine e futbollit.
Kjo edhe ishte paralajmëruar edhe paradite nga Prishtina Football Fest të cilët kanë bërë edhe këtë organizim unik duke lansuar ndeshjen në skenën e madh të sheshit të Prishtinës.
“Me atmosferë, pije të ftohta e argëtim pa limit, përjetoni momente fantastike që do t’i keni gjithmonë̈ kujtim! Në Prishtina Football Fest, besuam nga dita e parë që kjo do të jetë finalja e madhe, dhe prandaj i vendosëm flamujt në shesh. Tani këtë finale do të mund ta ndiqni në një ambient dhe atmosfere të pakrahasushme në sheshin Zahir Pajaziti, dhe me ndjesinë e stadiumit në mes të Prishtinës”, ishte thënë në këtë komunikatë për shtyp.
Fotografia wshtw publikuar nga njw qytetare nw rrjetin social Twitter