Kombëtarja e Kosovës ndodhet në Doha të Katarit, ku të dielën zhvillon miqësoren kundër Kombëtares së Suedisë.
‘Dardanët’ kanë aranzhuar këtë miqësore jashtë orareve të FIFA-s, për t’u përgatitur për Play Off e Ligës së Kombeve.
Trajneri Bernard Challandes për këtë miqësore ka ftuar një numër të madh futbollistësh nga Superliga e Kosovës, e po ashtu edhe nga ligat skandinave, të cilat kanë përfunduar sezonet.
Stadiumi ku do të luhet ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë luhet në ‘Al Ahli Stadium’, i cili ka një kapacitet prej 18 mijë ulësve.
Disa fotografi të këtij stadiumi i gjeni në pjesën e mëposhtme.