Liverpooli ka shënuar fitore mjaft të rëndësishme 3-1 në derbin ndaj rivalit të përbetuar Manchester Unitedit në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë të dielën në “Anfield”.
Sulmuesi shqiptar Xherdan Shaqiri pa dyshim ishte protagonisti i ndeshjes, duke ardhur nga stoli në minutën e 70’ dhe duke shënuar dy gola brenda shtatë minutave për t’ia dhanë Liverpoolit fitoren dhe kreun e tabelës, raporton Gazeta Express.
“Shaqi i madh u fut në ndeshje dhe kreu punën për ne”, tha Van Dijk pas ndeshjes.
“Ai është një lojtar fantastik. Ai e tregoi këtë që nga ndeshja e parë ndaj Manchester Unitedit në Amerikë. Ai është diçka më ndryshe dhe nganjëherë kjo e ndryshon lojën”, ishin këto fjalët e holandezit për Shaqirin.