Kanë përfunduar pjesët e para të katër ndeshjeve të 1/8 të finales së Kupës së Kosovës.
Padyshim, vëmendja është në rrafshin e Dukagjinit, ku po zhvillohen dy ndeshjet më interesante.
Prishtina është dukë fituar me rezultat 2 me 0 ndaj Lirisë, në Prizren, kurse në Pejë, pjesa e parë u mbyll baras mes Vëllaznimit dhe Besës, raporton ksp.
Ndërkohë që Fushë Kosova dhe Ferizaj po luajnë gjithashtu baras,dhe Drita është duke fituar 2 -1 pas pjesës së parë kundër Minatorit.