Fjalë Kyçe

Kështu pajiset Xherdan Shaqiri për t’i tmerruar kundërshtarët

Kështu pajiset Xherdan Shaqiri për t’i tmerruar kundërshtarët

Xherdan Shaqiri ka marrë një palë këpucësh futbolli fantastike nga kompania e veshmbathjeve Nike, me të cilat shpreson se do t’ua fusë tmerrin në palcë portierëve kundërshtarë.

Kosovari Xherdan Shaqiri i ka prezantuar këpucët e tij më të reja Mercurials, të markës Nike, me të cilat do të luajë në ndeshjet e ardhshme për Liverpoolin dhe Zvicrën, shkruan Gazeta Express.

Këpucët e reja të Shaqës ngjyrë hiri të kombinuara me të verdhë, janë me grykë si dhe kanë të vendosur tre flamuj në pjesën e jashtme, të Zvicrës, Kosovës dhe Shqipërisë.

Shaqiri luajti 65 minuta në barazimin e Liverpoolit 1-1 me West Hamit të hënën në Premierligë.

Shaqa i ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar tri asiste në 25 paraqitje zyrtare deri më tani për të kuqtë që prej transferimit të tij nga Stoke City verën që lamë pas.