Fjalë Kyçe

Kështu tallet Barcelona me Luka Modric

Kështu tallet Barcelona me Luka Modric

Faqja zyrtare e Barcelonës në ‘Twitter’ është ‘tallur’ me mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric.

Barcelona të mërkurën siguroi kalimin në finale të Kupës së Mbretit, duke e mposhtur 0-3 Real Madridin në ndeshjen e dytë në ‘Santiago Bernabeu’.

Një nga momentet që ka marrë vëmendjen në këtë ndeshje është edhe kapja që Modric i bëri Messit në tentativën për ta ndalur.

Katalanët, në formë shakaja i janë përgjigjur Modricit, duke i thënë se ekziston një vend ku mund ta marrë më lehtë fanellën e Messit.

“Është shumë më lehtë të marrësh fanellën e Messit në dyqanin tonë online”, shkruan faqja e Barcelonës.