Fjalë Kyçe

Kështu u përleshen tifozët e Interit dhe Napolit

Kështu u përleshen tifozët e Interit dhe Napolit

Ditën e sotme, në mediat italiane janë publikuar pamjet e përleshjes midis tifozave të Interit dhe Napolit, ku mbeti i vrarë dhe një tifoz i zikaltërve.

Kjo video është filmuar nga një banor i zonës nga ballkoni i shtëpisë së tij.

Duken shumë qartë huliganët italianë, me sende të forta nëpër duar që janë të gatshëm për çdo gjë.

Thika, doreza hekuri, shkopinj metalikë, të gjitha këto u përdorën nga tifozët për zënkën e fortë midis tyre.

Përveç personit që u gjend i vdekur ishin dhe 4 të plagosur rëndë.