Fjalë Kyçe

Kështu vidhen paratë brenda një furre në Prishtinë (VIDEO)

Kështu vidhen paratë brenda një furre në Prishtinë (VIDEO)

Një grua është filmuar duke vjedhur para brenda një furre në Prishtinë.

Siç shihet në video, një gruaje duke pritur në radhë për të paguar, i kanë rënë parat, teksa gruaja tjetër shihet duke marrë paratë dhe duke ikur.

Në lidhje me këtë Klankosova. ka kontaktuar me vajzën e gruas, që iu kanë vjedhur paratë.

Ajo theksoi se kanë qenë të tmerruar kur e kanë parë videon, teksa shtoi se vlera e parave është 55 euro.

“Nëna fillimisht nuk e ka vërejtur që po i mungonin paratë, ajo kur doli nga furra ka vërejtur që po i mungojnë paratë, kur është kthyer, nuk i ka gjetur paratë”.

Ajo tutje tha se rastin e kanë raportuar në polici.