Fjalë Kyçe

Këta 11 deputetët e rinj që morën miratimin nga KQZ

Këta 11 deputetët e rinj që morën miratimin nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së katërt ka miratuar rekomandimin për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me kandidatët e radhës që zëvendësojnë deputetët që janë bërë ministra.

Deputetët e zgjedhur të cilët tani më janë pjesë e Qeverisë do të zëvendësohen me kandidatët e tjerë për deputetë.

Gjithsej janë 11 kandidatë për deputet nga VV-ja, LDK-ja dhe Nova Demokratska Stranka.

Këtu më poshtë keni emrat e plotë:

VETËVENDOSJE

Enver Haliti zëvendëson Albin Kurtin

Alban Hyseni zëvendëson Glauk Konjufcën;

Arta Bajralija zëvendëson Albulena Haxhiun;

Fitim Haziri zëvendëson Arben Vitia dhe

Eman Rrahmani zëvendëson Haki Abazin.

LDK

Hatim Baxhaku zëvendëson Anton Qunin;

Fidan Rekaliu zëvendëson Lumir Abdixhikun;

Xhavit Uka zëvendëson Avdullah Hotin;

Besa Gaxherri zëvendëson Hykemete Bajramin dhe

Shkumbin Gashi zëvendëson Besian Mustafën.

NOVA DEMOKRATSKA STRANKA

Zikreta Aliti zëvendëson Emilija Redžepi.