Konfirmohet identiteti i 14 viktimave në aksidentin rrugor, që ndodhi mbrëmë rreth orës 17 në autostradën Shkup-Tetovë, afër fshatit Llaskarc të Shkupit, kur autobusi i “Durmo turs” me targa të Gostivarit i drejtuar nga M.T. (49) nga Gostivari ka dalë nga rruga.
Gazeta e Shkupit “Koha” i ka publikuar emrat e të 14 viktimave të aksidentit tragjik dhe këta janë:
Rametulla Abdurraimi, djalë i vetëm i familjes Abdurraimi
Valdete Hamiti, (1989), nga Debreshti i Gostivarit, nënë e dy fëmijëve të mitur
Jovica Tërpevski, djali i deputetit Bllagojçe Tërpevski nga Gostivari
Besim Kamberi nga fshati Senakos i Gostivarit
Onur Sadiku, 19-vjeçar nga Gostivari
Esat Emruli nga Gostivari
Ajdin Ismaili, 19 vjeç nga Gostivari
Besim Fetai nga Vrapçishta
Bejza Uzeiri nga Banjica e Poshtme
Zoran Davidovski (1981), punonjës në Qytetin e Shkupit
Tërpana Janevska, pensioniste nga Gostivari
Boban Avramovski, student i FON-it
Dejan Ristevski, i punësuar në Bankën Popullore të Maqedonisë
Pavle Kostoski, nga Gostivari, i sapo diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup.
Njoftimin për identifikimin e viktimave e ka bërë edhe Ministria e Punëve të Brendshme, e cila, konform rregullativës, i ka publikuar inicialet, moshën dhe vendin nga vijnë:
Ky është njoftimi i MPB-së për viktimat:
J.T. (25) nga Gostivari, O.C. (19) nga Gostivari, B.A. (21) nga fshati Zubovc, Vrapçishtë, Z.D. (38), A.I. (25) nga Gostivari, B.F. (38) të fshatit Senokos, Vrapçishtë, B.U. (20) të fshatit Banjicë e Poshtme, V.H. (29) të fshatit Debreshtë, Gostivar, AR (33) nga fshati Debreshtë, Gostivar, D.R. (38) nga Gostivari, P.K. (23) nga Gostivari, A.A. (55) nga fshati Zheleznarekë , Gostivar, E.E. (65) nga Gostivari dhe T. J. (62) nga Gostivari.
Në këtë aksident u lënduan 37 persona, prej të cilëve 27 kurohen në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, gjashtë janë në Qendrën Klinike, ndërsa dy pacientë janë në Spitalin e Tetovës.