Fjalë Kyçe

Këta janë bomberët më të mirë të Kosovës deri tani

Këta janë bomberët më të mirë të Kosovës deri tani

Kosova tashmë ka krijuar një skuadër stabile për ndeshjet e nivelit botëror. Pas suksesit në Ligën e Kombeve, Dardanët po përjetojnë rezultate pozitive edhe në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.

I gjithë ky sukses është falë një loje kolektive e organizuar nga Challandes.

Nëse dikur Kosova vuante për shënimin e golave, tashmë është krijuar një trinom i suksesshëm Zeneli – Muriqi-Rashica.

Po përveç tre sulmuesve kryesorë shpesh vendimtar kanë qenë edhe golat nga repartet tjera, sidomos ato të mbrojtësit Amir Rrahmani.

Golashënuesi më i mirë deri më tani është Arbër Zeneli, i cili ka arritur të realizoj shtatë gola.

Ai ndiqet nga Vedat Muriqi me pesë gola, ndërsa Rrahmani dhe Rashica kanë nga katër gola.

Më poshtë lista e realizatorëve më të mirë të Kosovës:

Arbër Zeneli – 7
Vedat Muriqi – 5
Amir Rrahmani – 4
Milot Rashica – 4
Benjamin Kololli – 3