Fjalë Kyçe

Këta janë emrat e futbollistëve të Prishtinës që rezultuan pozitiv me COVID-19

Këta janë emrat e futbollistëve të Prishtinës që rezultuan pozitiv me COVID-19

“Deja Vu” për FC Prishtinën. Klubi kryeqytetas nuk arrinë ta mposht pandeminë “COVID-19”, derisa për herë të dytë në Gjibraltar futbollistët e kësaj skuadre rezultojnë pozitiv.

Si për ironi të fatit numri i futbollistëve të infektuar është i njejtë sikurse herën e parë.

Gazeta “Sheshi” ka mësuar të gjithë emrat e futbollistëve të infektuar dhe bëhet fjalë për Leart Eminin, Ardit Nikën, Kushtrim Gashin, Perparim Osmanin, Adem Maliqin, Mërgim Boshnjakun, Ardian Muja dhe Arbnor Mujën.

Kjo është hera e dytë për Prishtinën që i ndodh një gjë e tillë, pasi që edhe në udhëtimin e parë kishin rezultuar tetë futbollistë pozitiv dhe ekipi ishte detyruar të bëj prapaktheun brenda ditës.

Kryeqytetasit kishin huazuar gjithë futbollistët nga ekipet tjera të Superligës, madje kishte ndryshuar edhe stafin, vetëm e vetëm për ta zhvilluar ndeshjen.

Orët në vijim priten të jenë vendimtare për fatin e klubit kryeqytetas.