Fjalë Kyçe

Këta janë gjyqtarët për finalen e Kupës së Kosovës

Këta janë gjyqtarët për finalen e Kupës së Kosovës

Genc Nuza do të jetë gjyqtari kryesor për të ndarë drejtësinë në ndeshjen finale të DigitAlb Kupës së Kosovës ndërmjet Feronikelit dhe Trepçës ’89.

Nuza do jetë i shoqëruar nga dy asistentët e tjerë me stemën e FIFA-s, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërkohë që Besfort Kosumi pritet të jetë gjyqtarë i katërt.

Dueli ndërmjet Feronikelit dhe Trepçës ’89 zhvillohet të premten me fillim nga ora 20:45.

Në rast se Feronikeli triumfon në garën e dytë më të rëndësishme në vend do të ishte hera e tretë që e arrinë një gjë të tillë, ndërkohë për “minatorët” hera e parë.

Gjithashtu në rast të fitores së mitrovicasve, atëherë do arrinin të merrnin biletën për të luajtur në Evropë për herë të dytë në histori të klubit.