Fjalë Kyçe

Këta janë gjyqtarët për ndeshjen, Mali i Zi – Kosova

Këta janë gjyqtarët për ndeshjen, Mali i Zi – Kosova

Mali i Zi do të jetë nikoqir i Kosovës për ndeshjen e radhës kualifikuese të kampionatit evropian ‘Euro 2020’.

Malazezët dhe “Dardanët” do të takohen gjatë ditës së premte në stadiumin e qytetit të Podgoricës, në ndeshjen kualifikuese të grupit A.

Tashmë është përcaktuar se kush do të jenë gjyqtarët e ndeshjes mes dy vendeve fqinje që do të zhvillohet më 7 qershor (e premte).

UEFA ka përcaktuar italianin Daniele Orsaton si gjyqtarin kryesor derisa ndihmësit e tij janë Lorenzo Manganelli dhe Giorgio Peretti.

Theksojmë se malazezët nën drejtimin e italianit kanë dy humbje dhe një barazim gjersa është hera e parë që do të gjykojë një ndeshje të Kosovës.

Ndryshe, 44-vjeçari ka lindur në Vicenza dhe gjyqtar me emblemë të FIFA-s është nga viti 2010.