Fjalë Kyçe

Këta janë kandidatët për sekretar të ministrisë së Mbrojtjes, Haradinaj dëshiron ta emërojë burrin e këshilltares së tij?

Këta janë kandidatët për sekretar të ministrisë së Mbrojtjes, Haradinaj dëshiron ta emërojë burrin e këshilltares së tij?

Ministria e Administratës Publike si organi përgjegjës që bën shpalljen e konkurseve për pozitat e Sekretarëve në Ministritë e Qeverisë së Kosovës, së fubdmi ka shpallur konkurs për Sekretar në Ministrinë e Mbrojtjes.

Shpallja e këtij konkursi është bërë me datën 2 korrik dhe të interesuarit kanë mundur të aplikojnë deri më 16 korrik 2019, ditë kur është mbyllur konkursi.

Hapja e këtij konkursi është bërë pasi që ish sekretari Shkëlzen Syla është larguar dhe tani kjo ministri si ushtrues detyre deri në zgjedhjen e sekretin permanent ka emëruar Faruk Gecin.

Gazeta Online Veriu.info mëson se kandidatët që kanë konkurruar për këtë pozitë në Ministrinë e Mbrojtjes janë: Dafina Hasani, Xhevat Ramosaj, Lulzim Gjonbalaj, Dardan Stublla, Iliriana Kuqi, Nuhi Mani, Faruk Geci, Elhami Hoxha, Krenare Sogojeva-Dermaku dhe Ekrem Ademi.

Siç shihet në listën e kandidatëve është edhe Dardan Stublla, bashkëshorti i këshilltares së kryeministrit Haradinaj, Meliza Haradinaj.

Veriu.info mëson se AAK e Kryeministrit Ramushit Haradinaj me çdo kusht po insiston që këtë pozitë t’ia jap njeriut të tyre, pasi që është pozita më e rëndësishme në ministri dhe kështu ta merr kontrollin e plotë të Ministrisë së Mbrojtjes, pasi që edhe ministri Rrustem Berisha vjen nga AAK.

Kujtojmë se pozita e Sekretarit të Përgjithshëm në ministri është jo politike, mirëpo kjo nuk po i pengon AAK-së që ta politizoj./Veriu.info