Fjalë Kyçe

Këta janë lojtarët me pagën më të lartë në skuadrën e Real Madridit

Këta janë lojtarët me pagën më të lartë në skuadrën e Real Madridit

Pagat e lojtarëve në ditët e sotme kanë arritur shifra stratosferike.

Sigurisht tek një klub siç është Real Madridi, gjithmonë flitet për shifra të mëdha dhe pagat e lojtarëve nuk bëjnë përjashtim këtu.

Le të shohim 5 lojtarët me pagën më të lartë javore në skuadrën madrilene:

Në vendin e pestë qëndron kroati Luka Modric (32 vjeç) i cili përfiton 180,000 paund në javë. Kontrata e tij me klubin përfundon në 30 qershor 2020.

Në vendin e katërt qëndron braziliani Marcelo (30 vjeç) i cili përfiton 200,000 paund në javë. Kontrata e tij me klubin përfundon në 30 qershor 2022.

Në vendin e tretë qëndron gjermani Toni Kroos (28 vjeç) i cili përfiton 200,000 paund në javë. Kontrata e tij me klubin përfundon në 30 qershor 2022.

Në vendin e dytë qëndron kapiteni Sergio Ramos (32 vjeç) i cili përfiton 200,000 paund në javë. Kontrata e tij me klubin përfundon në 30 qershor 2020.

Në vendin e parë qëndron uellsiani Gareth Bale (29 vjeç) i cili përfiton 350,000 paund në javë. Kontrata e tij me klubin përfundon në 30 qershor 2022.