Fjalë Kyçe

Këta janë lojtarët më të paguar në Evropë

Këta janë lojtarët më të paguar në Evropë

Lionel Messi është lojtari më i paguar në Evropë falë pagës së tij mujore prej 4.7 milionë eurove. Ylli argjentinas ka lënë prapa vetes sulmuesin e Juventusit, Cristiano Ronaldo dhe atë të Atletico Madridit, Antoine Grieezmann, trasnemton zeri.info

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është lotjari më i paguar në Evropë, para futbollistëve si Cristiano Ronaldo, Antoine Griezmann dhe Neymar. Sipas një liste të publikuar nga e përditshmja franceze “L’Equipe” argjentinasi përfiton një pagë mujore prej 8.3 milionë eurosh, derisa Ronaldo përfiton 4.7 milionë sosh.

“L’Equipe” ka lëshuar raportin vjetor të pagave më të lartë në botën e futbollin dhe nuk është aspak për t’u habitur fakti që sulmuesi i Barcelonës dhe ai i Juventusit e kryesojnë listën, transmeton zeri.info

Dhjetëshja e parë përbëhet tërësisht nga lojtarë të ligaës angleze, spanjolle, italiane dhe asaj franceze, derisa Bundesliga gjermane nuk ka asnjë përfaqësues.

Është Messi ai që e kryeson listën me një pagë prej 8.3 milionë eurove para tatimit. Ronaldo, i cili është në vitin e parë te Juventusi zë vendin e dytë me një pagë prej 4.7 milionë eurosh, pak më shumë sesa gjysma që përfiton argjentinasi.

 

Sulmuesi i Atletico Madridit dhe fituesi i Kupës së Botës me Francën, Griezmann gjendet në vendin e tretë me një pagë 3.3 milionë euro falë kontratës së re pas refuzimit të Barcelonës në verën e kaluar.

Ndërkohë, Neymari është i katërti me 3.06 milionë euro, derisa pesëshen e parë e kompleton Luis Suarez me 2.9 milionë euro, transmeton zeri.info

Reprezentuesi uellsian, Gareth Bale zë vendin e gjashtë me përfitime prej 2.5 milionë eurosh në “Santiago Bernabeu”, derisa është i vetmi përfaqësues i Real Madridit në dhjetëshen e parë.

Ndërkohë, Barcelona numëron tre përfaqësues në këtë dhjetëshe. Krahas Messit dhe Suarezit, Philippe Coutinho është në vendin e shtatë me 2.3 milionë euro pagë mujore.

Përfaqësuesi i parë i Premeirligës është sulmuesi i Manchester Unitedit, Alexis Sanchez, i cili përfiton rreth 2.28 milionë euro për muaj në “Old Trafford” dhe zë vendin e tetë në listë.

Paris Saint-Germaini vjen me një tjetër përfaqësues pas Neymarit dhe ai është Kylian Mbappe që përfiton 1.73 milionë euro.

Dhjetëshen e përmbyll një futbollisti i Arsenalit, Mesut Ozil, i cili ka një pagë mujore prej 1.6 milionë eurosh.

Futbollisti më i paguar në ligën gjermane është sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, i cili nuk zë vend në dhjetëshen e parë, por përfiton pagë mujore prej 1.33 milionë eurosh.

Më të paguarit:

 

  1. Messi – Barcelona, 8.3 milionë euro

 

  1. Ronaldo – Juventus, 4.7 milionë euro

 

  1. Griezmann – Atletico Madrid, 3.3 milionë euro

 

  1. Neymar – PSG, 3.06 milionë euro

 

  1. Suarez – Barcelona, 2.9 milionë euro

 

  1. Bale – Real Madrid , 2.5 milionë euro

 

  1. Coutinho – Barcelona, 2.3 milionë euro

 

  1. Alexis – Manchester United, 2.28 milionë euro

 

  1. Mbappe – PSG, 1.73 milionë euro

 

  1. Ozil – Arsenal, 1.6 milionë euro