Fjalë Kyçe

Këta janë personat që privatizuan toka në vlerë prej 1 euro arin

Këta janë personat që privatizuan toka në vlerë prej 1 euro arin

Janë disa persona, që kanë blerë mijëra ari tokë me 1 euro.

Pos Ilir Morinës, janë edhe disa persona tjerë që kanë blerë arin për pak më shumë se 1 euro.

Sipas listës së siguruar nga Gazeta Blic pos Morinës, është Latif Birinxhiku, që ka blerë 1 ari tokë me 1 euro e 20 cent. Ai ka blerë rreth 30 hektarë me këtë çmim.

Ukshin Rrecaj, është personi tjetër që ka blerë 1 ari tokë më vlerë prej 1 euro e 67 cent, ai ka blerë 924 hektarë tokë.

Armend Malazogu është personi i katërt që ka blerë një ari tokë me më pak se 2 euro.

Ai ka blerë 197 hektarë tokë, dhe për një ari ka paguar 1 euro e 63 cent.

Dhe personi i pestë që ka blerë tokë me 1 euro e 6 cent, është Skender Krasniqi. Ky fundit ka blerë 189 hektarë tokë.