Fjalë Kyçe

Këta janë pesë inspektorët e arrestuar në Gjilan

Këta janë pesë inspektorët e arrestuar në Gjilan

Janë arrestuar pesë zyrtarë komunalë të komunës së Gjilanit.

Arrestimi i tyre është bërë ngaqë ata duke keqpërdorur pozitën zyrtare, nuk kishin intervenuar në parandalimin e pandemisë COVID-19 në disa lokale në këtë komune.

Burime të Reporterit  bëjnë të ditur se këta pesë inspektorë nuk ndërmorën masa që në kafe bar “Lujo Pub” në lagjen “Dardania” në Gjilan, të shpërndajnë numrin e madh të qytetarëve që ishin të pranishëm.

Reporteri mëson se inspektorët e arrestuar janë: B.Dauti A.Ibrahimi Sh.Krasniqi A.Fetahu dhe E.Rudaku.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë në mbajtje për 48 orë dhe rasti do të vazhdohet.