Fjalë Kyçe

Këta janë sportistët që fitojnë më së shumti nga Instagrami

Këta janë sportistët që fitojnë më së shumti nga Instagrami

Rrjetet sociale janë bërë një fuqi e madhe në sportet në të gjithë botën, duke përfshirë edhe Instagramin.

Sportistët e shumtë përdorin platformën e rrjeteve sociale për t’i mbajtur ndjekësit e tyre të përditësuar me jetën e tyre private dhe për të promovuar sponsorët e ndryshëm.

Meqë futbolli është sporti më i popullarizuar në botë, gjithashtu futbollistët janë dominues në listën e atyre që përfitojnë më së shumti.

Cristiano Ronaldo është në krye të listës bindshëm. Portugezi fiton 875 mijë euro për çdo postim në Instagram.

Neymar ndërkohë është ndjekësi i tij më i afërt me 647 mijë euro. Dhe podiumi plotësohen me Leo Messin, që fiton 581 mijë euro.

Në listën e 10 sportistëve bëjnë pjesë edhe LeBron James (basketbollist) dhe Viral Kohli (kriket).

Më shumë se Ronaldo përfitojnë yjet e muzikës  si Kylie Jenner (1.13 milionë euro) dhe Ariana Grande (893 mijë euro).