Derisa njerëzit kanë dyshime rreth virusit vdekjeprurës që ka tronditur gjithë botën, disa familje janë përballur me pasojat e vërteta të sëmundjes. Disa familje kanë pasur madje më shumë se një të vdekur nga Covid-19. I tillë është rasti edhe i familjes Ymeri. Këtë rast e ka bërë publik deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati.
Postimi i plotë i Muratit:
Ferat Ymeri, Murat Ymeri, Berat Ymeri
Tre vëllezër, kusheri të babit, të cilët virusi i mori brenda një muaji. Tre njerëz të urtë e punëtorë, ashtu siç përshkruhen nga secili që i ka njohur.
Virusi tashmë është kthyer në tragjedi për shumë familje. Sepse viktimat nuk janë vetëm statistika, por janë persona me emër e mbiemër, familjarë e prindër të dikujt.
Fjalët ngushëlluese në një tragjedi të tillë e humbin efektin. Krejt çka mund të bëjmë është të lutemi që familjet të gjejnë forcën për ta përballuar këtë situatë, me shpresën që do të vazhdojnë t’i kujtojnë veprat e mira të më të dashurve të tyre.
Pushoni të qetë kusho!