Fjalë Kyçe

Këta pritet të jenë trajnerët për ndeshjen e yjeve “Rashica kundër Xhakës”

Këta pritet të jenë trajnerët për ndeshjen e yjeve “Rashica kundër Xhakës”

Granit Xhaka, Milot Rashica dhe shumë yje të tjerë shqiptare të futbollit pritet të zbarkojnë më 15 qershor në Prishtinë, shkruan Gazeta Alo

E gjithë kjo në kuadër të njëzetvjetorit të çlirimit të kryeqytetit kosovar të Prishtinës, dhe pritet të jetë një spektakël.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një konference për media.

“Më 15 qershor do të organizohet loja e futbollit mes yjeve, Granit Xhaka vs Milot Rashica”, tha Ahmeti.

Por këto dy skuadra duhet të kenë edhe trajnerët e këta sipas disa burimeve jozyrtare pritet të jènë Imset Munishi dhe Afrim Tovërlani.

Këtë me pak fjalë e ka bërë të ditur trajneri i njohur Ismet Munishi në rrjetet sociale. /Gazeta Alo