Fjalë Kyçe

Këto ishin kërkesat e Zidane që Perez i injoroi !

Këto ishin kërkesat e Zidane që Perez i injoroi !

Zinedine Zidane u largua nga Real Madridi pas suksesit të trefishtë, mirëpo që i kishte dhënë tri këshilla Presidentit, Florentino Perez.

Ish-presidenti i madrilenëve, Ramon Calderon ka zbuluar se trajneri francez i kishte bërë të qartë Perezit tri çështje që klubi duhet të punonte, por që e kishte injoruar.

“Të besonin në Keylor Navas dhe mos të kërkonin një numër 1 të ri.”

“Ta mbanin Cristiano Ronaldon në skuadër dhe t’i përmirësonin raportet me të.”

“Ta lejonin largimin e Gareth Bale.”, ishin tri këshillat e Zidanes për Perezin sipas Calderon.