Fjalë Kyçe

Këto ishin veprat penale për të cilat ishte dënuar 29 vjeçari që kreu vetëvrasje në Dubravë

Këto ishin veprat penale për të cilat ishte dënuar 29 vjeçari që kreu vetëvrasje në Dubravë

Një i burgosur ka kryer vetëvrasje mbrëmë rreth orës 22:41 në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, teksa u theksua se viktima është V.H i lindur më 1991.

Ndërsa u theksua se i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë, transmeton lajmi.net.

Njashtu u bë e ditur se personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale: Lëndim i rëndë trupore dhe Vjedhje e rëndë.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 22:41 në Qendrën Korrektuese Dubravë, i burgosuri me inicialet V. H i lindur më 1991, është gjetur i vdekur si pasoj e vetvarjes.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë.

Sipas Raportit Mjekësor të Stacionarit, i burgosuri V.H në vazhdimësi ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore për çka është trajtuar në vazhdimësi nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu, si dhe nga specialistët e Klinikës Psikiatrike dhe asaj Forenzike.

Personi në fjalë ishte i dënuar për veprën penale: Lëndim i rënd trupor dhe Vjedhje e rend.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka themeluar Komisioni Hetimor Administrativ.

Stafi mjekësor i Stacionarit të Burgut të Dubravës ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.