Fjalë Kyçe

Këto janë çmimet për besimtarët që dëshirojnë të shkojnë në Haxh

Këto janë çmimet për besimtarët që dëshirojnë të shkojnë në Haxh

Edhe dy javë kanë mbetur deri në Kurban Bajram, të cilit besimtarët e fesë myslimane i paraprijnë me shkuarjen në haxhi, shkruan Insajderi.

E për këtë gjë, sot Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, kanë deklaruar se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e haxhinjëve drejt vendeve të shenjta. Udhëtimi për haxh sivjet për besimtarët e Kosovës kap shifrën e 4.150 euro.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Haxhit ka bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e haxhinjve të Kosovës drejt vendeve të shenjta për të kryer një nga pesë kushtet e fesë Islame, haxhin. Fitim ef”m thuhet në njoftim.

Nga Drejtoria e Haxhit thanë se në këtë vit nën organizimin e Kryesisë së BIRK-ut për vende të shenjta për të kryer haxhin do të udhëtojnë 1.080 besimtarë, në mesin e të cilëve 370 janë gra.

Ndërsa kanë njoftuar se grupi i parë i haxhinjëve do të nisen nga Prishtina më 31 korrik, për të vazhduar pastaj me datë 1, 2 dhe 3 gusht kur do të niset edhe ekipi i fundit i haxhinjve drejt vendeve të shenjta.