Fjalë Kyçe

Këto janë dy ndeshjet interesante që zhvillohen në Superligë

Këto janë dy ndeshjet interesante që zhvillohen në Superligë

Sot zhvillohen dy ndeshje interesante në kuadër të javës së 13-të në IPKO Superligën e Kosovës.

Drita pas fitores ndaj Ferizajt, kërkon të vazhdojë këtë seri në udhëtim te Flamurtari, në mënyrë që ta ndjek liderin Ballkanin.

Nga ana tjetër, Flamurtari nuk di për fitore në tetë ndeshjet e fundit dhe shpreson të fillojë të rikthehet në formë me shpresën për t’i ikur zonës së barazhit.

Ndeshjet tejet interesante do të jetë mes Gjilanit dhe Ferizajt, transmeton KosovaPress.

Gjilani pas humbjes nga Trepça’89 kërkon vetëm fitore për t’iu afruar kreut të tabelës.

Ndërsa Ferizaj ka humbur në tri ndeshjet e fundit dhe i duhen pikë për t’u larguar nga zona e barazhit.

Kujtojmë që ndeshjet fillojnë në ora 13:000.