Shtatë ekipe shqiptare kanë mbetur ende në garat evropiane të këtij edicioni.
Gjashtë prej tyre janë në raundin e dytë të kualifikimeve të Conference Leagues, kurse një tjetër në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Është Shkupi, ekipi i vetëm shqiptar që ka mbetur në garë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta Express.
Ata në raundin e dytë do të përballen me ekipin kroat, Dinamo Zagreb. Në rast eliminimi, Shkupi është automatikisht në play-offin për kualifikim në fazën e grupeve të Conference Leagues.
Ndërkohë, Ballkani dhe Drita nga Kosova janë në raundin e dytë kualifikues të Conference Leagues, kurse bashkë me to janë edhe Tirana, Laçi e Vallznia nga Shqipëria dhe Shkëndija e Tetovës.
Javën tjetër zhvillohen ndeshjet e para të raundeve të dyta.