Fjalë Kyçe

Këto janë fjalët e Mevlan Zekës për ndeshjen e kthimit, Feronikeli – Slovan Bratislava

Këto janë fjalët e Mevlan Zekës për ndeshjen e kthimit, Feronikeli – Slovan Bratislava

Skuadra kampione e Kosovës, Feronikeli  ditën e nesërme  (e martë),  e pret në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadrën e Slovan Bratislava, për të zhvilluar ndeshjen e kthimit të kualifikimeve për Europa League.

Përballja  e parë e luajtur në Bratisllavë, përfundoi me rezultat 2-1.

Para kësaj sfide tejet të rëndësishme në një prononcim për Gazetën Alo, ka folur sulmuesi në top formë Mevlan Zeka.

“Ne kemi analizuar lojën e Slovanit dhe kemi të bëjmè me një skuadër me përvoj të madhe,  është nje skuadër që të dënon me një gjysmë rasti,  prandaj ne duhet të kemi kujdes dhe të hyjmë në këtë ndeshje me të gjitha forcat që të bējm më të mirën  e mundshme dhe tē vazhdojm tutje”, ka deklaruar Mevlan Zeka.

Feronikeli – Slovan luhet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00.