Fjalë Kyçe

Këto janë fjalët e Mourinhos për Neymar

Këto janë fjalët e Mourinhos për Neymar

Ylli brazilian ka dhënë sinjale se mund të cilësohet si një nga më të mirët në botë, pas sukseseve te Barcelona dhe në Ligue 1 te PSG.

Para kësaj, Neymar ka qenë i dalluar edhe Santos në Brazilin e tij të lindjes, diçka që ndan me legjendën Pele.

Por, me gjithë këto suksese në arenën ndërkombëtare, Neymar ende nuk ka arritur një sukses të madh me ekipin kombëtar, dhe Mourinho mendon se sulmuesi i PSG-së duhet ta bëjë këtë për t’u krahasuar me Pelen, që cilësohet si ndër më të mirët në histori të sportit.

“Neymar është një talent fantastik dhe askush nuk mund të dyshojë”, tha Mourinho, derisa fliste për sulmuesin e PSG.

“Por unë mendoj se ata harruan lojtarët që ishin më të mirët në botë në një pikë, si Ronaldo, Rivaldo, po citoj vetëm dy, dhe mund të kujtojë edhe më shumë”.

“Ata gjithashtu erdhën në Evropë dhe ishin fantastik, por përtej kësaj, kaluan situatë të veçantë edhe në shtetin e tyre duke arritur suksese ndërkombëtare”.

“Neymar do të vazhdojë të luftojë për të qenë në elitën evropiane, ku tashmë është, dhe të fitojë me Brazilian do të vazhdojë të jetë një ëndërr për të”.