Fjalë Kyçe

Këto janë fjalët e Rashicës pasi ia siguroi fitoren Werderit

Këto janë fjalët e Rashicës pasi ia siguroi fitoren Werderit

Werder Bremeni ka shënuar fitore në udhëtim te Hannoveri, dhe kjo për Milot Rashicën ishte shumë e rëndësishme.

Ishte pikërisht Milot Rashica ai që shënoi golin e vetëm, në fitoren prej 1-0 ndaj Hannoverit, transmeton Koha.net. Ai thotë se ndeshjen do të duhej ta përfundonin më herët pasi krijuan shumë raste.

“Do të duhej ta përfundonim ndeshjen më herët, pasi krijuam shumë shanse. Por, e rëndësishme fituam, dhe kjo është kruciale”, është shprehur Rashica.