Fjalë Kyçe

Këto janë fjalët e Spalletti pas barazimit të Inter

Këto janë fjalët e Spalletti pas barazimit të Inter

Inter nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen kundër Sassuolos.

Skuadra e udhëhequr nga Luciano Spalletti krijoi disa raste por dështoi që të konkretizonte ndonjërin në gol.

Ky barazim nuk i shkoi përshtati aspak “zi kaltërve” pasi ata rrezikojnë të mbesin me shtatë pikë prapa Napolit.

Trajneri i Inter, pas ndeshjes ka treguar ku ishin problemet, duke thënë se ata kanë dështuar të bëjnë diferencën në kualitet.

“Ishte ndeshje e komplikuar pasi Sassuolo kohë pas kohe tregonin lojë shumë të mirë. Ne ndonjëherë humbnim topin shumë shpejtë” ka thënë Spalletti për “DAZN”, transmeton lajmi.net.

“Ne thjeshtë nuk treguam diferencën në kualitet mes dy skuadrave” ka thënë tutje trajneri italian.

Inter mbetet në pozitën e tretë në tabelë me 40 pikë të grumbulluara pas 20 ndeshjeve të luajtura këtë edicion.