Feronikeli është kualifikuar në finale të fazës preliminare të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta Alo.
Skuadra nga Drenasi ka shënuar fitore minimale prej 1:0, ndaj skuadrës së Gjibraltarit, Lincoln Red Imps në takimin e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Trajnerii skuadres Kampione të Kosovës, Zekirija Ramadani tha këto fjalë pas fitores.
“Ndeshja nuk ishte aspak e lehtë, e dinim se kundërshtari ishte në formë të mirë pasi që ka zhvilluar disa ndeshje miqësore, kurse ne nuk e kemi bërë asnjë të tillë.
Faktori kyc pse pati rënie në pjesën e dytë ishte mos-zhvillimi i as një ndeshje miqësore para këtyre ndeshjeve.
Gjithsesi kundërshtari na doli shumë më i vështirë se që e kemi pritur”, ka thënë Ramadani. /Gazeta Alo