Qëllimi kryesor i Juventusit për afatin kalimtar veror të vitit 2019, është forcimi i mbrojtjes.
Skuadra nga Torino që po shkon drejt titullit të tetë radhazi në Serie A, po mendon sjelljen e një emri të madh në fazën e mbrojtjes.
Matthijs de Ligt i Ajaxit është dëshira e madhe e Fabio Paraticit.
19 vjeçari ka impresionuar me paraqitjet këtë sezon me Ajaxin në Holandë dhe në Ligën e Kampionëve.
Por, gara për të arritur te De Ligt është vërtetë e madhe, me skuadra si Real Madrid dhe Barcelona poashtu të interesuara për të.
Sipas ‘Tuttusport’, në listën e Juventus në rast dështimi të De Ligt, janë edhe katër emra të tjerë për mbrojtjen.
Ruben Dias i Benficas, Kostas Manolas i Romës, Raphael Varane i Real Madridit dhe Mats Hummels i Bayern Munich.