Fjalë Kyçe

Këto janë komunat më të prekura gjatë ditës së sotme

Këto janë komunat më të prekura gjatë ditës së sotme

IKSHPK kë bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 77 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. ‘Sot më 17 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 437 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.’

‘Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 77 raste.’, thuhet në njoftimin e IKSHPK’së. Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 21 (sipas vendbanimit: 21 raste Prishtinë), Komuna e Gjilanit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Gjilan, 1 Malishevë),

Komuna e Mitrovicës 7 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Mitrovicë, 1 rast Shipol, 1 rast Gushavc dhe 1 rast Tuneli i parë), Komuna e Podujevës 7 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Podujevë),

Komuna e Drenasit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Drenas), Komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prizren dhe 1 rast Rogovë e Hasit),

Komuna e Vitisë 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Pozharan dhe 2 raste Sllatinë e epërme), Komuna e Vushtrrisë 4 raste (sipas vendbanimit:2 raste Vushtrri, 1 rast Novolam dhe 1 rast Stanovc i poshtëm), Komuna e Fushë Kosovës 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Fushë Kosovë), Komuna e Obiliqit 4 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Milloshevë dhe 1 rast Plemetin)

Komuna e Skenderajit 3 raste(sipas vendbanimit: 3 raste Skenderaj) Komuna e Ferizajit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Komogllavë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Gjakovë dhe Mamushë.

Po ashtu bëhet apel që të respektohen masat e distancës dhe mbajta e maskës deri ën përfundim të pandemisë