Fjalë Kyçe

Këto janë komunat më të prekura nga Covid-19

Këto janë komunat më të prekura nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 49 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572.

Po ashtu janë konfirmuar edhe 137 raste të reja pozitive me koronavirus si dhe një vdekje.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 54 raste, komuna Gjilan 20 raste, komuna Podujevë 17 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Rahovec 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Junik 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Mitrovicë, Novobërdë, Obiliq, Prizren, Suharekë dhe Viti.

Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se do të ketë izolim të atyre rajoneve që kanë më shumë raste nëse situata vjen duke u përkeqësuar.