Ka mbetur më pak se një muaj që nga koha kur qytetarët e Kosovës mund të lëvizin pa vizë në vendet e zonës Schengen.
Faqja Integrimi Evropian që administrohet nga Qeveria, ka publikuar kriteret e lëvizjes pa vizë në këto vende, transmeton lajmi.net.
Fillimisht një qytetar duhet të ketë pasaportë biometrike, e cila është e vlefshme për të paktën tre muaj pas datës së largimit nga zona Shengen.
Po ashtu duhet të ketë dëshmi mbi qëndrimin si rezervimi i hotelit/apartmenit apo kontaktet e të afërmve ku do të qëndrojë.
Kritere specifike ka edhe nëse lëvizet me veturë.