Fjalë Kyçe

Këto janë masat e reja antiCOVID që Qeveria pritet t’i aplikojë për Prishtinën

Këto janë masat e reja antiCOVID që Qeveria pritet t’i aplikojë për Prishtinën

Qeveria e Kosovës pritet t’i miratojë masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit në Kosovë, pas rritjes së numrit të rasteve, shkruan Gazeta Sinjali.

Në komunat me rrezik të lartë të infeskionit, ku hyn edhe Prishtina, që kanë mbi 150 persona të infektuar në 100.000 banorë brenda javës kategorizohen me ngjyrë të kuqe dhe pritet të merret vendim për këto masa:

ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatëse, përveç:

Personelit shëndetësor, personelit të sigurisë, drejtësisë dhe studentëve;

qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim, dhe shitje të mallrave esenciale ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë);

operatorëve ekonomik dhe transpoti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zingjirit të furnizimit;

kompanitë ndërtimore;

operatorët që kryejnë punë publike;

taksitë lejohen të punojnë me 1 pasagjer prapa (tre nëse janë anëtarë të familjes);

puna e gastronomisë ndalohet përveç shërbimit “mere me vete”, “porosi me dërgesë” dhe “shërbimit për mysafirë të cilët janë të vendosur në hotel”;

ndalohet veprimtaria e qendrave tregtare;

ndalohet shërbimi i tekstilit, teknikës së bardhë dhe të tjera në markete, me përjashtim të sektorit të produkteve ushqimore;

institucionet publike dhe private punojnë vetëm me stafin esencial;