Fjalë Kyçe

Këto janë procedurat e votimit në tri raunde të Presidentes

Këto janë procedurat e votimit në tri raunde të Presidentes

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot për votimin e Presidentes së vendit. Tani deputetët e Kuvendit të Kosovës po votojnë për herë të dytë, pasi herën e parë në votim kanë marrë pjesë vetëm 78 deputetë. Sipas interpretimit të Kryetarit të Kuvendit, një raund nuk konsiderohet i konsumuar për sa kohë në votim nuk marrin pjesë 80 deputetë.

Për t’u zgjedhur presidenti, duhet të jenë në kuti 80 vota që konfirmojnë kuorumin e nevojshëm për të proceduar në dy raundet e tjera.

Nëse në raundin e parë dhe të dytin nuk janë 80 vota për njërin kandidat, në raundin e tretë presidenti mund të zgjedhet edhe me 61 vota.

Kandidatët për president janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta nga Lëvizja Vetëvendosje. Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj nga LDK nuk kanë marrë pjesë në votim.

Ndërkohë që Albena Reshitaj e AAK’së, ka kaluar në Grupin Parlamentar të VV’së dhe ka marrë pjesë në votim.

Gjithashtu për të votuar presidentin kanë marrë pjesë edhe komunitetet jo-serbe.