Fjalë Kyçe

Këto janë rregullat që duhet ndjekur nxënësit gjatë qëndrimit në shkollë

Këto janë rregullat që duhet ndjekur nxënësit gjatë qëndrimit në shkollë

Shkollat e Kosovës do të hapin dyert për nxënësit nga 1 Shtatori dhe një serë masash mbrojtëse janë paraparë nga institucionet kosovare, në mënyrë që të evitohet infektimi i mundshëm me Covid 19.

Maskat, distanca janë rregullat që duhet të ndjekin nxënësit dhe i gjithë personeli dhe prindërit. Por, dezinfektimi i hapësirës së brendshme në çerdhe dhe shkolla, por edhe i materialeve të tjera që përdoren në klasë është një nga rregullat strikte që kërkohet të respektohet në vazhdimësi.

Në këtë drejtim, është tejet e rëndësishme se çfarë preparatesh dezinfektuese përdoren, pasi tashmë në treg qarkullojnë nga më të ndryshmet që mund të mos kenë fare efekt në mbytjen e viruseve dhe baktereve, por që mund të kenë efekte anësore tek njerëzit, e veçanërisht tek fëmijët.

Në tregun kosovar tashmë është një produkt gjerman ekologjik, i certifikuar, me një efekt të jashtëzakonshëm në luftimin e viruseve dhe baktereve, e që nuk përmban alkool.

Treox D është një dezinfektues që prodhohet në Gjermani, ka gjetur përdorim të madh në këtë shtet si dhe shumë shtete të tjera botës, përfshi qytetin Wuhan. Tash ka arritur edhe në Kosovë, ku edhe po përdoret nga shumë institucione publike e private.

Treox D rekomandohet për përdorim në shkolla, aeroporte, restaurante, spitale, zyre, vetura, shtëpi e shumë veprimtari të tjera pasi është dezinfektues që nuk irriton lëkuren, sytë, nuk shkakton alergji, nuk përmban substanca të rrezikshme dhe ka efekt të shpejt dhe efikas në mbytjen e viruseve, në këtë rast edhe Covid 19 dhe baktereve.

Treox D ka një spektër të gjerë veprimesh dhe varësisht mbi përqendrimin në tretësirën me ujë, rezulton në zgjidhje të ndryshme aplikimi për nevoja dhe kërkesa të ndryshme. Treox D tashmë përdoret në shumë bizneseve të njohura globale në forma dhe për nevoja të ndryshme.

Treox D është një koncentrat dezinfektues me bazë uji që vepron me shpejtësi maksimale dhe pa efekte anësore në mjedis. Përbërësi akv prej 0.5% përbëhet nga hipoklorit natriumi dhe acidi hipoklorik.

Treox D nuk përmban përbërës petrokimikë dhe nuk ka surfaktantë, është pa ngjyrë, pa aromë dhe nuk përmban konservues, yndyrëra apo vajra. Është thjeshtë dezinfektues I padëmshëm ndaj njeriut apo kafshëve por shkatërues ndaj mikrobeve.