Fjalë Kyçe

Këto janë skuadrat e kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Kosovës

Këto janë skuadrat e kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Kosovës

Sot janë zhvilluar katër ndeshjet e tjera të 1/8 së finales në Digitalb Kupën e Kosovës në futboll.

Feronikeli, Trepça’89,  Ballkani dhe Kika kanë kaluar tutje në çerekfinale. Feronikeli ka shënuar fitore si mysafirë kundër Dukagjinit të Klinës, me rezultat bindës 4:0.

Vendasit rezistuan vetëm në pjesën e parë, ngase në të dytën Feronikeli realizoi katër herë. Serinë e golave e nisi Astrit Fazliu (46’), për ta vazhduar më pas Albutrint Morina (53’), Kastriot Rexha (57’) dhe Artur Magani (84’). Fitore bindëse ka realizuar edhe Ballkani që e ka mposhtur Gjilanin, me shifrat 3:0. Dy gola për skuadrën nga Theranda i realizoi Blend Baftiu (9’ e 38’), derisa me një gol kontribuoi Visar Berisha (43’).

Ndërkohë, Trepça’89 arriti ta thyejë rezistencën e Flamurtarit vetëm pas vazhdimeve, ngase ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras 0:0, edhe pse Flamurtari nga minuta e 60-të luajti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Andi Shalës.

Mirëpo, në vazhdime Trepça ’89 u tregua bindëse, duke shënuar tre gola. Djibril Diaëara (92’), Martin Mircevski (103’) dhe Arbër Pira (111’) shënuan për fitoren 3:0 të skuadrës mitrovicase.

Ndërkaq, Kika ka kaluar tutje pas penalltive, duke e mposhtur Istogun, 3:1. Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll baras 2:2. Tërheqja e shortit për çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës do të bëhet të martën, më 11 dhjetor, në orën 13:00, në selinë e FFK-së.

Rezultatet komplete të 1/8 së finales

Liria – Prishtina 0:4

Fushë Kosova – Ferizaj 1:2

Drita – Minatori 5:3

Besa – Vëllaznimi 0:0 – 2:3 (penallti)

Ballkani – Gjilani 3:0

Dukagjini – Feronikeli 0:4

Trepça’89 – Flamurtari 0:0 – 3:0 (vazhdime)

Kika – Istogu 2:2 – 3:1 (penallti)