Fjalë Kyçe

Këto janë vendbanimet ku u regjistruan 214 rastet e reja me koronavirus

Këto janë vendbanimet ku u regjistruan 214 rastet e reja me koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot në Kosovë janë regjistruar edhe 214 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 60 pacientë.

Rastet pozitive janë nga:

komuna Prishtinë 68 raste, komuna Ferizaj 55 raste, komuna Mitrovicë 35 raste, komuna Fushë Kosovë 13 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Han i Elezit 2 raste, komuna Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Junik, Suharekë dhe Shtime.

Gjatë 24 orëve të fundit, me 60 pacientë të shëruar numri i përgjithshëm ka shkuar në 2063 raste.

Numri i rasteve aktive në Kosovë është 1951.